


"Të gjithëve mund të na ndodhë një ditë ose jo, por nuk jam e lënduar në trup, por në shpirt, kur di se ekzistojnë disa persona që bëjnë një gjë kaq mizore dhe të mbeten të pandëshkuar", janë fjalët e para të 16 vjeçare braziliane e cila u përdhunua pak ditë më parë nga 30 burra në Rio de Janeiro.
Gjatë përdhunimit të tmerrshëm vajza ishte e droguar dhe abuzimi i saj më pas u filmua dhe video e bërë me telefon më pas qarkulloi në internet nga disa anëtarë të të njëjtit grup që kryen krimin të cilët tashmë janë në kërkim nga policia.
Fjalët e saj i ka besuar në rrjetin social Facebook duke treguar dhimbjen e saj të madhe dhe e vendosur për të denoncuar atë që ka ndodhur. Në të vërtetë, mesazhi i drejtohet miqve dhe fillon me fjalët e mirënjohjes për ata që kanë demonstruar afërsinë dhe dashurinë pas lajmeve.
"Faleminderit për mbështetjen. Mendova se ju do të më keni gjykuar se jam e keqe, por nuk ka qenë kështu, ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen që jeni duke më dhënë mua”, shkruan vajza në Facebook.
Për më tepër, dhuna seksuale ndaj 16 vjeçares indinjoi shumë person në të gjithë Brazilin dhe përtej. Në qytete të ndryshme të vendit të Amerikës së Jugut u organizuan demonstrata në rrugë, ku qindra njerëz kanë shprehur simpati të viktimës, por edhe për të dënuar atë që quhet "kultura e dhunimit" dhe përpjekjet për të fajësuar viktimat./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Brazil, 33 burra përdhunojnë 16-vjeçaren dhe i postojnë video në internet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





