






Këngëtari John Legend njihet si një person shumë i përkushtuar ndaj familjes. Këtë e tregon edhe fotoja e fundit e postuar në rrjetin social Instagram, ku duket gjyshja së bashku me vajzën e tij Luna Simone, vetëm 5-javëshe.
“Gjyshja erdhi nga Ohajo për të më parë mua”,- ka shkruar John Legend bashkangjitur fotos, ku gjyshja mban në krahë vogëlushen e mbështjellë me batanije.
Këngëtari i shumë hiteve të njohura në gjithë botën shpesh poston në rrjetet sociale foto të së bijës. Pak ditë më parë ai ka fotografuar një tjetër moment me të, të cilin nuk ka ngurruar t’a ndajë me ndjekësit e tij dhe bashkangjitur fotos ka shkruar: “Duke dëgjuar albumin e ri të babit”.
Luna Simone ka ardhrur në jetë më 14 prill të këtij viti nga martesa e artistit me famë botërore me modelen Chrissy Teigen./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





