Transmetuar më 30-05-2016, 17:56

Greqi, 30 maj 2016, NOA.al – Prokuroria e Igumenicës ka lëshuar tre urdhër-arreste për vrasjen makabre të Bledar Terpollarit rreth 3 javë më parë në Greqi, të cilit iu pre koka.

Mësohet se hetuesit kanë mundur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, bazuar edhe në dëshminë e një bariu shqiptar, tashmë të arrestuar, i cili ishte prezent në ekzekutimin mizor të shqiptarit.

Njëri prej të arrestuarve mësohet se është Emiljano Nana, nga Tepelena, 28 vjeç. Ai fillimisht eshte ndaluar si dëshmitar dhe më pas si i dyshuar.

Ndërkaq është edhe një tjetër 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi i cili është arrestuar e po mbahet në policinë e Igumenicës, ndërsa i dyshuari i tretë mendohet se është larguar nga Greqia dhe ndodhet në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë e cila ndodhi më 9 maj, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 26 vjeçari shqiptar dhe më pas iu pre koka, ka ndodhur për pazare droge./noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Dëshmia e plotë e të riut shqiptar për Bledar Tërpollarin e masakruar në Greqi

U vra dhe iu pre koka, zbulohet motivi i ekzekutimit të Bledar Terpollarit

Babai i Bledi Terpollarit: Do i vras autorët, dua kokën e djalit, u varros vetëm trupi

Krimi në Greqi, shqiptari tregon ku u fsheh koka e prerë e Terpollarit

Arrestohet për vrasjen e shqiptarit në Greqi: S’jam unë vrasësi

Nëna e shqiptarit të gjetur me kokë të prerë në Greqi: Kisha dy vjet pa e parë

Masakrohet në Greqi, nuk gjendet koka e të riut shqiptar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd