
Durrës, 30 maj 2016, NOA.al – Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Nikel.
Sipas burime policore bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një e tipit Golf me targa AA 047ED dhe një tjetër tip BMW me targa angleze R006YRZ.
Si pasojë e aksidentit dy persona A.T. 37 vjeç dhe L.M 45 vjeç, banues në Nikel kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas përplasjes ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





