
Bari, 30 maj 2016, NOA.al – Një ton drogë, armë dhe eksploziv janë sekuestruar nga policia italiane. Efektivët e policisë së Barit në kuadër të operacionit të koduar “Iliria” zbuluan një rast trafiku droge, me origjinë nga Shqipëria.
Sipas policisë italiane në Bari ky trafik droge drejtohej nga një shqiptar rezident në Itali, bashkë me djalin e tij. Roland Lame, 47 vjeç, me nënshtetësi italiane, banues në Barletta cilësohet si koka e organizatës kriminale.
Roland Lame, person i njohur për drejtësinë italiane për të njëjtat akuza, së bashku me të birin, Fabio, 25 vjeç mbanin kontakte me të afrimit e tyre në Shqipëri duke bërë të mundur trafikimin nga Shqipëria për në Puglia të sasive shumë të mëdha marijuanës.
Në kuadër të hetimeve për këtë grup kriminal, të nisura që nga qershori i vitit 2014 dhe si rezultati bashkëpunimit të shumë strukturave, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal me sekuestrimin e anijes së ngarkuar me më tepër se 1 ton marijuanë e drejtuar në brigjet e Barit.
Grupi kriminal i përbërë nga persona pothuajse të gjithë me precedentë të mëparshëm në trafikun e drogës, falë kontakteve me bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri arrinin të kalonin sasi shumë të mëdha marijuane nga Shqipëria drejt Italisë dhe kohët e fundit kishin nisur të orientoheshin nga lënda narkotike e llojit kokainë, që sigurohej nga vendet e ulëta.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





