
Shkodër, 30 maj 2016, NOA.al- Dy të rinj të cilët akuzohen për kërcënimin e një vajze me publikimin e fotove të saj intime, janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës, arriti të zbulojë brenda dy ditësh autorët e një “gjobëvënie”, të cilët i kërkonin shumën 1 mijë euro një vajze, pasi në të kundërt do t’i publikonin në rrjetin social Facebook, disa foto intime të saj.
Pas kallëzimit të të dëmtuarës dhe në vijim të një hetimi proaktiv, u arrit të zbulohen dhe të ndalohen dy autorët e dyshuar të kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi 25 vjeç dhe N. Gurraj, 21 vjeç.
Dy të rinjtë e dyshuar kishin arritur të hynin në adresën personale të të dëmtuarës në Facebook dhe prej aty kishin marrë fotot e saj.
Pasi kishin arritur të realizonin këtë ndërhyrje, po nëpërmjet rrjetit social, ata kanë kontaktuar me të dëmtuarën, të cilës i kërkon shumën 1 mijë euro, pasi në të kundërt fotot e saj intime do të publikohesh në faqet e internetit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





