Transmetuar më 30-05-2016, 10:57

Pamje nga vendngjarja

Tiranë, 30 maj 2016, NOA.al- Një person ka gjetur vdekjen, i goditur me thikë pas një konflikti të ndodhur në kryeqytet.

Rreth orës 10:20 të paradites së sotme në rrugën “Llambi Bonata”, ka ndodhur një konflikt, i cili ka degraduar në konflikt me mjete prerëse.

Si pasojë e këtij konflikti fizik është plagosur 55- vjeçari Luan Konprecka nga Tirana, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Të dhënat lidhur me këtë rast janë ende të pakta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë Alban Hyka dhe Genc Bushi të cilët e kanë qëlluar viktimën poshtë zemrës, ndërsa ai mendohet se kishte një gur në dorë.

Viktima ishte me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. Ai mendohet se është qëlluar fatalisht nga Hyka, i ndihmuar dhe nga Bushi. Dy të dyshuarit janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti i cili zgjaste prej disa kohësh mes të dyshuarit për vrasjen dhe viktimës.

Kjo pasi viktima jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa në të parin ishte hapur një lokal. Kjo gjë kishte sjellë konflikte mes viktimës për shkak të zhurmave të lokalit, por edhe prej rrjedhjeve të ujit që kishte banesa e Konpreckës, për shkak të amortizimit të banesës.

/a.y/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd