



Fundjava e lënë pas shënoi temperaturat e para të nxehta për këtë sezon dhe sigurisht pas dimrit të gjatë dhe reshjeve të shumta, bregdeti ishte zgjidhja e shumë njerëzve.
Kështu kanë bërë edhe çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, bashkë me djalin e tyre Joel.
Ndalesa e tyre ka qenë në Drimadhë, ku mëngjesin e sotëm ata kanë shijuar rrezet e para, duke e cilësuar si mëngjes ideal.
“Në një mëngjes si ky doja të jetoj gjithmonë…”, shkruan Ermali në Instagram, teksa ka postuar një foto të të treve buzë detit.
Ndërkohë Ami, ka fiksuar në objektiv këmbët e djalit Joel dhe të Ermalit, për të uruar një javë të mbarë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





