
Sarandë, 30 maj 2016, NOA.al- Pas 13 ditësh e deklaruar e zhdukur, adoleshentja nga Durrësi, Gazije Kazija është vetëdorëzuar në polici.
Mëngjesin e sotëm 16- vjeçarja është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Sarandë, ku ka deklaruar se është larguar me dëshirë.
Aktualisht vijon pyetja e saj për të mësuar iteneriarin e ditëve të largimit të saj. Paraprakisht mendohet se e reja është arratisur me një djalë të lagjes, me të cilin policia ka zbuluar se kishte një lidhje prej disa kohësh.
Ata ishin njohur në Facebook, dhe siç thuhet edhe në shënimin e vajzës para se të arratisej, ajo është larguar pikërisht me këtë djalë. Policia e ka identifikuar të riun, por nuk bën të ditur emrin e tij për arsye hetimore. Dyshohet se dy të rinjtë kanë qëndruar gjatë kësaj kohe në zonat bregdetare.
Ishte nëna e së resë ajo që deklaroi zhdukjen e saj, duke u shprehur e shqetësuar. Më pas, babai i cili ndodhej emigrant në Greqi, u kthye në Durrës, ku duke kërkuar llogari për të bijën, u konfliktua me taksistin që e transportoi atë bashkë me të riun me të cilin dyshohet se është larguar, drejt zonës së Plepave. Ai goditi taksistin, duke bërë që policia ta shpallë në kërkim./a.y/noa.al
Zhdukja e adoleshentes në Durrës, identifikohet djali me të cilin u arratis
Zhdukja e adoleshentes në Durrës, zbulohet letra e saj
Zhdukja e mistershme e adoleshentes në Durrës, çfarë thotë nëna
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





