Transmetuar më 29-05-2016, 20:22









Tiranë , 29 maj 2016, NOA.al –I ndodhur nën presion, për përfundimin e tij në 1 Qershor (dita e fëmijëve), kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetin social Facebook disa foto që tregojnë se si do të jetë këndi i lojërave te Parkut i Liqenit.
“Dhe 3 ditë e jemi gati më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve në vend! Puna miq, fiton mbi dhunën! Ndërto, shkatërro, ndërto shkatërro! Si vetë historia e Rozafës”, shkruan Veliaj. Ndërtimi i këtij kompleksi lodrash prodhoi shumë tensione me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike që e kundërshtonin./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





