
Shqipëria ka arritur të kalojë më sukses testin e radhës gjatë fazës përgatitore para Euro 2016, duke mundur Katarin me rezultatin 3-1.
Kombëtarja kuqezi ka pësuar një gol të shpejtë, pasi pa kaluar minuta e dytë Abdelkarim Hassan ka kaluar në avantazh Katarin. Por avantazhi i tyre nuk ka mundur të zgjasë më tepër se 20 minuta, pasi në minutën e 23-të Arlind Ajeti ka barazuar shifrat.
Mbrojtësi kuqezi ka shfrytëzuar mjaft mirë krosin e dhënë nga Migjen Basha nga goditja e këndit dhe me anë të një goditjeje me këmbën e djathtë ka barazuar shifrat.
17 minuta më vonë Lenjani ka shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit të Katarit dhe me një lëvizje të mirë brenda zone e ka çuar topin në rrjetë. Armando Sadiku shënoi një supergol nga 20 metra distancë për kuqezinjtë në minutën e 54-t./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





