Transmetuar më 29-05-2016, 18:22

Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një burim aksidentesh. Në aksidentin e fundit janë përfshirë 5 automjete.

Sipas informacioneve nga policia rrugore, mësohet se ka disa persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Tre automjete janë me targa të Kosovës, dy të tjerat me targa shqiptare.

Autostrada Tiranë-Durrës është e mbingarkuar në fundjavë, pasi temperaturat e larta detyrojnë kryeqytetasit të shkojnë drejt bregdetit.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe që lëviznin automjetet.  /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd