Transmetuar më 29-05-2016, 17:52

Rast i pazakontë! Kur u zgjua pas 5 ditësh në spital, ku kishte shkuar të sillte në jetë fëmijën e saj, Ella Clarke po përgatitej të përjetonte momentin më të çmuar që çdo nënë e dëshiron.

Por në vend që t’i vendosnin në krah vajzën e sapolindur, me ndërhyrje cezariane, mjekët i dhanë lajmin më të tmerrshëm që mund t’i jepnin.

Ajo që në fakt duhet të ishte një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjikale për të sjellë në jetë një fëmijë, kishte shkuar shumë keq dhe pas 5 ditësh në gjendje koma, Ella-s duhet t’i priteshin të dyja këmbët në mënyrë që t’i shpëtohej jeta, pasi gjaku i saj ishte mpiksur në gjymtyrë.

Tashmë 31-vjeçarja, përfaqësuesit ligjorë të të cilës po përgatisin dokumentet për të paditur spitalin ku ajo u operua, rrëfen se si jeta e saj u shkatërrua vetëm për një gabim të mjekëve./f.g/noa.al/

Burimi: Mirror

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd