

Durrës, 29 maj 2016, NOA.al –Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e disa prej grabitjeve të kryera nga katër të rinj, të cilët u arrestuan ditën e shtunë në Durrës, gjatë operacionit “Burgman”.
Në këtë video pre e grabitjes është një pikë karburanti, dy persona me kokore motori në kokë futen në zyrën ku ndodhen dy punonjësit. Nën kërcënimin e armëve ata marrin paratë e xhiros.
Më pas është një tjetër grabitje ku dy persona futen pikë të transfertave të parave dhe rimbushjes së numrave të telefonit.
Njëri prej tyre është i maskuar me kokore motori në kokë, ndërsa tjetri me kapuç. Këtë radhë nën kërcënimin e thikave ata marrin një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas policisë, katër të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i janë dokumentuar 6 grabitje të ndodhura në Durrës dhe Shijak./f.g/noa.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






