Transmetuar më 29-05-2016, 14:00

Fier, 29 maj 2016, NOA.al- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në pyllin e Semanit. Zjarri është pikasur rreth orës 12:45 të mesditës së sotme, në pyllin me pisha në bregdetin e Semanit.

Aktualisht është duke u djegur një sipërfaqe me shkurre por rrezikohet prej përhapjes së flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, ku po punohet për shuarjen e zjarrit dhe për zbulimin e shkaqeve të rënies së tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd