Transmetuar më 29-05-2016, 11:21

Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, befason me deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015, dorëzuar pranë ILDKP. Zonja në fjalë rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë, shkruan Shiptarja.com.
Ajo deklaron pesë lokale, të cilët i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme për vitin 2015. Nga qiratë e pesë lokaleve ajo ka marrë shumat 9 600 euro, 360 000 lekë të reja, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës deklaron edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





