Transmetuar më 29-05-2016, 08:58

Jemi mësuar me telefonat e fundit inteligjentë, por tashmë risitë nuk kanë të sosur. Është gjiganti “Samsung” ai që ka krijuar një model telefoni, të cilit i rrotullohet ekrani në të gjitha anët.
Ai mund të quhet “Galaxy X” dhe nuk ka dalë ende në treg, për shkak se është një prototip i sapokrijuar. Ai do të ketë një ekran 5.7 polësh dhe rezolucion 1920×1080 piksel.
Për të pasur një ide më të qartë, shihni videon bashkëngjitur. Nëse po pyesni se kur mund të dalë në shitje, kompania ka bërë me dije se mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





