Transmetuar më 29-05-2016, 00:52

Në rrugët e shumë qyteteve franceze vijojnë protestat e dhunshme kundër reformës së punësimit që po diskutohet në parlament. Më poshtë, ju shikoni foto tronditëse që tregojnë se si ka përfunduar një qytetare e cila po protestonte si shumë të tjerë duke nisur nga e enjtja e kësaj jave që po mbyllet.

Gruaja është keqtrajtuar nga uniformat e policisë, teksa po kalonte në trotuar. Noa.al, duke cituar Daily Mail, thotë se një polic e ka shtyrë e gjuajtur atë duke e hedhur në tokë (shikoni videon). Përpara rënies, zonja është përplasur me kangjellat e trotuarit, duke pësuar dëmtime në kokë.Një nga të pranishmit ka filmuar këtë moment, ndërsa polici pas aktit të shëmtuar është larguar, pa treguar interes për shëndetin e qytetares.

Kjo është vetëm një nga skenat e dhunës që mbizotëron këto ditë në Paris e në të gjitha qytetet e Francës, ku qytetarë të thjeshtë dhe Sindikata e Punëtorëve po protestojnë kundër ndryshimit të ligjit të punësimit.Në parlamentin Francës po diskutohet ndryshimi i këtij ligji dhe nëse kjo aprovohet, atëherë punëdhënësi do të ketë shumë më tepër të drejtë të pranojë e shkarkojë më lehtë punëtorët.

Qeveria argumenton propozimin e saj duke thënë se ai lehtëson punëdhënësit dhe ul numrin e të papunëve, ndërsa Sindikata e Punëtorëve replikën se ky ligj nuk ofron mbrojtje për punëtorët. /b.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd