Transmetuar më 28-05-2016, 20:45

Ekspozimi ndaj radiofrekuencave tipike të telefonave celularë, shton rastet me tumor sidomos te meshkujt. Kështu pohon një studim që ka zgjatur rreth dy vjet nga “National Toxicology Program” në SHBA.
Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar përballë sasive të ndryshme të radiofrekuencave në 21 dhoma të projektuara posaçërisht.
“Studimi ka gjetur një bazë ndikuese të “gliomi”-t malinj në tru dhe “Schwannomi”-t në zemër të minjve të ekspozuar”, shkruajnë ekspertët. Tema e lidhjes mes celularëve dhe tumoreve ka shkaktuar shumë debat edhe më herët. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





