Transmetuar më 28-05-2016, 19:04

Një tragjedi është shmangur në zonën turistike në Dardhë të Korçës. “Citynews” shkruan se një autobus me nxënës nga Mallakastra ka shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti me të cilin ishin nisur për pikën turistike, ka pësuar defekt në vendin e quajtur Maja e Bigllës.
Autobusit i janë këputur marshet, ndërsa shoferi është detyruar të bëjë një manovër të rrezikshme për të ndalur mjetin, duke goditur bordurat anësore të rrugës me pjesën fundore të autobusit. Nuk ka të lënduar nga ngjarja e ndodhur./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





