
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ishte sot në Elbasan, ku së bashku me nxënës të shkollës ‘Vasil Kamami’, në mënyrë simbolike pastruan sinjalistikën e dëmtuar të rrugës Elbasan-Librazhd.
Ky segment është pjesë e segmentit Rrogozhinë-Kapshticë me vlerë 7 miliardë lekë . Ministri Haxhinasto bëri të ditur se qeveria në këto dy vite ka bërë investime të cilat do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore.
“Janë rreth 30 milionë dollarë investime për përmirësimin e sinjalistikës rrugore”, deklaroi Haxhinasto.
Por theksoi ai, Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milionë euro për të investuar tërësisht sinjalistikën rrugore.
Duke vlerësuar punën e nxënësve të shkollës “Vasil Kamami” , Haxhinasto tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





