Transmetuar më 28-05-2016, 16:04

Pushime si në përralla me këtë jaht! Një arkitekt amerikan ka bërë projektin e një jahti me pamje të mahnitshme. Lujac Desautel, i frymëzuar nga arkitektura e vilave mesdhetare, ka projektuar një jaht që çdo kush do kishte dëshirë të kalonte disa momente.

Jahti gjigant është i përbërë nga tarraca të vogla, të cilat kanë forma të veçanta e përdorime të ndryshme. Në jaht është edhe një hapësirë më luksoze se të tjerat, e quajtur “zona Vip”. /b.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd