




Avokatja e Johnny Depp ka reaguar ndaj akuzave të Amber Heard që ka qenë e rrahur nga ai në shtëpinë e tyre në L.A.
Radar Online shkruan se, sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës, avokatja e Depp ka thënë që bashkëshortja e tij ka bërë këto akuza në mënyrë që të marrë shuma të mëdha parash nga divorci.
“Amber po tenton që të siguroj një vendim të parakohshëm financiar përmes këtyre akuzave“ ka thënë avokatja e Johnny Depp, Laura Wasser.
Për më tepër ajo ka shpjeguar që kërkesa emergjente e Heard, në disa çështje nuk përbën urgjencë, siç është kërkesa e pagesës për mbështetje bashkëshortore prej 125,000 dollarë.
Ndërkohë gjatë ditës së hënë ish-bashkëshortja e Johnny Depp, Amber Heard, është fotografuar duke qarë pas largimit nga gjykata, ku gjykatësi i dha Depp një urdhër të përkohshëm për të mos iu afruar asaj.
30 vjeçarja, e cila ka nënshkruar dokumentet e divorcit nga aktori i Piratëve të Karaibeve të hënën, është fotografuar duke qarë dhe njërën anë të fytyrës e kishte ende të mavijosur nga goditja që i kishte bërë Depp./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





