Transmetuar më 28-05-2016, 11:55

Tiranë, 28 maj 2016, NOA.al – Forcat xheniere dhe kompanisë EOD (Explosive Ordnance Disposal) të Komandës Mbështetëse përfunduan pastrimin e tuneleve nga municionet në Klos.

Si pasojë e ngjarjeve dhe shpërthimeve në vitin 1997, si shumë të tjerë në rajone të ndryshme të vendit, edhe tunelet e Forcave të Armatosura në Bashkinë e Klosit, u kontaminuan dhe betonuan.

Nga municionet e plasura dhe të paplasura, këto grup – depo u shndërruan në rrezik real për popullsinë civile. Për shkak të amortizimit dhe ndryshkut, proceset kimike dhe reaksionet shpërthyese mund të ndodhnin në çdo çast.

Pavarësisht kostos mjaft të lartë, Forcat e Armatosura i hoqën këto tunele nga harta e “pikave të nxehta”. Këto objekte shumë pranë qendrave të banuara, po i dorëzohen komunitetit të pastra dhe të sigurta, aq sa po kërkohen edhe për ushtrimin e aktiviteteve private./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd