Transmetuar më 28-05-2016, 10:58

Krujë, 28 maj 2016, NOA.al – Një ditë pas shoqërimit, Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e shoferit 56-vjeçar, Skënder Jonuzaj, që drejtonte autobusin e përfshirë nga flakët në Krujë, me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Sipas policisë shoferi akuzohet per shkelje te rregullave të sigurimit teknik. Nga hetimet e para autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

“Më datë 27.05.2016, në lagjen nr.1 Krujë, duke drejtuar autobusin me targa AA 584 MP, nga Vlora për në Krujë me 30 pasagjerë, ka marrë flakë autobusi në ecje. Për pasojë, ka gjetur vdekjen brenda në autobus shtetësia V.Gj. 65 vjeçe, banuese në Selenicë, Vlorë. U dëmtuan edhe 13 pasagjerë të tjerë, ku 2 prej tyre pas mjekimeve të marra u larguan për në banesë”- njofton policia.

Nga verifikimi i dokumentacionit të automjetit rezulton se ai është i vitit të prodhimit 2000, me kolaudim të kryer deri në vitin 2017. Sipas të dhënave të para, nuk rezulton që mjeti të jetë jashtë kushteve teknike.

Por, pas ngjarjes së rëndë, ekspertët do të analizojnë të gjithë skenën dhe rrethanat në të cilat ndodhi rënia e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale,"Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ”.

Ndërkohë, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin"Nënë Tereza", pasi janë djegur në pjesë të ndryshme të trupit,  shtetasit: L.H. 70 vjeçe; V.M. 57 vjeçe; A.M.34 vjeçe; S.L. 69 vjeçe; E.G. 59 vjeçe; M.R 66 vjeçe; I.P. 23 vjeçe; L.M. 58 vjeçe; E.H. dhe B.I.; Skender Jonuzaj 56 vjeç../b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Në Krujë u shmang një tragjedi e madhe, Kokëdhima: Mirënjohës krutanëve

Tragjedia në Krujë, burimet: Shkak i zjarrit, një masë elektrike

Tragjedia në Krujë, Kryepeshkopi Janullatos viziton besimtaret e plagosur Tragjedia në Krujë, Beqaj dhe Leli: 11 të plagosur, 4 gra në gjendje të rëndë

Autobusi i djegur në Krujë, identifikohet viktima

Zjarr në autobusin e Kishës Ortodokse, një e vdekur, 11 të plagosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd