





“Kur djali i tyre u sëmur me meningjit, ata vendosën për ta trajtuar atë si gjithmonë, me metoda natyrale në shtëpi. I patën dhënë vaj ulliri, ujë dhe shurup, musht molle, speca, hudhër dhe qepë”.
Këto janë fjalët e diskutuara për çiftin David e Collet Stephan nga Kanadaja, të akuzuar për vdekjen e djalit të tyre Ezekiel, i cili vdiq në mars të vitit 2012 nga meningjiti.
Por sipas rikonstruksioneve të ngjarjes, çifti do të shpallet i pafajshëm në gjyq, pasi nuk i sheh dy të pandehurit si shkaktarë të vdekjes së foshnjës së tyre.
S’është nevoja të thuhet se “trajtimi” nuk është shërbyer; David vazhdon të ndjehet keq dhe po kështu edhe nëna, Collet.
Në momentin që çifti vunë re simptomat e para te vogëlushi i tyre nëna e fëmijës foli me një miken e saj infermiere Terrie Meynders, e cila e kishte lajmëruar se ato dukeshin si meningjit.
Prandaj, fëmija është udhëhequr nga mjekët. Por prindërit duke e nënvlerësuar problemin kanë kontaktuar një profesionist për fëmijën kur për të ishte tepër vonë.
Ezekieli u transportua me helikopter në spital, ku pas pesë ditësh në kujdesin intensiv nga mjekët vdiq. Tani çifti i penduar shprehen se, “Nëse një tjetër nga fëmijët tanë do të sëmurej, ne do të marrim një mjek menjëherë dhe pa hezitim”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





