Transmetuar më 27-05-2016, 18:36

Njerëzit në dietë që pinë më shumë ujë kanë humbje më të madhe të peshës, sipas një rishikimi të studimeve të mëparshme. Sidoqoftë hulumtuesit thanë që ende nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të thënë me siguri të plotë që pirja e ujit më shumë do t’i ndihmojë njerëzit të humbin kilogramët e tepërt.

Tri hulumtime kanë treguar që konsumimi i ujit tek njerëzit në dietë është lidhur me humbjen më të madhe të peshës. Një studim nga grupi i Davyt ka zbuluar që të rriturit e moshës së mesme dhe më të vjetër që kanë pirë dy gota ujë para vaktit kamë humbur rreth dy kilogramë më shumë se sa grupi që nuk ka pirë ujë shtesë.

Një studim tjetër ka zbuluar që femrat të cilat kanë rritur konsumimin e ujit ndërsa kanë qenë në dietë kanë humbur më shumë peshë se ato që kanë pirë më pak se një litër në ditë.

Nuk është e qartë se si mund të ndihmojë uji njerëzit të bien në peshë. Një mundësi, tha Davy, është që uji mund të neutralizojë ndjenjën e urisë, shkruan telegrafi. Instituti i mjekësisë rekomandon që të rriturit të konsumojnë në mes 2.7 litra ujë për femra dhe 3.7 litra për meshkujt çdo ditë, por ky total mund të arrihet edhe përmes ushqimit, ujit të zakonshëm dhe pijeve tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd