
Pas akuzave të Partisë demokratike në adresë të kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, se ka trukuar dëshminë penale të autoritete gjermane, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Roshi duke i cilësuar si dështakë dhe pseudo-juristë, thotë se opozita pretendon se i bëhet “hile” autoriteteve gjermane. Mes të tjerash ai shprehet se balta nuk e ndal atë për të punuar, pavarësisht lajmeve të përditshme shpifëse në adresë të tij.
Postimi i Elvis Roshit:
Përfundimisht gallata s’ka të sosur me Shqup-in dhe Shqup-istat. Sapo doli klouni i radhës në foltoren e dështakëve, një pseudo-jurist me emër limonate (Ivi) dhe më akuzoi që i kam bërë truke drejtësisë gjermane sepse i kam kërkuar kartelë penale duke bashkuar emrin Elvis dhe Ervin. Këta personazhe bëjnë opozitë duke më konsideruar më inteligjent se gjithë sistemi i drejtësisë së vendit, më të fuqishëm të kontinentit.
Për atë dhe për gjithë Shqup-istat e interesuar, më poshtë keni:
1- deklaratën e limonatës 2- praktikën e letrave në gjuhën shqipe të cilat janë nën emrin tim, Elvis 3- certifikatën time 4- kërkesën ku i kërkoj të ma kthejnë përgjigjen në emrin, Elvis 5- praktikën e letrave në gjuhë gjermane ku kam firmosur dhe kam vulosur nën emrin Elvis 6- vërtetimet e noterit
Ju bëj me dije se balta nuk më ndal për të punuar, por aman balta nuk është aspak e shëndetshme për mua që marr çdo ditë lajme shpifëse për veten nga mëngjesi deri në darkë.
Më herët sekretari për zgjedhjet i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka akuzuar sot se të zgjedhurit e Edi Ramës po përdorin truke për t’i shpëtuar dekriminalizimit. Kasi i ka kërkuar prokurorisë që të veprojë me shpejtësi në zbatim të ligjit, për të verifikuar fshehjen e të dhënave dhe truket e manipulimet e tjera që të zgjedhur të Edi Ramës po përdorin për të shmangur ligjin./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





