Transmetuar më 27-05-2016, 17:07

Dibër, 27 maj 2016, NOA.al – Një i ri që ishte punonjës i Zyrës Postare Maqellarë është larguar nga vendi i punës me 73 milionë lekë me vete. Pas kallëzimit të bërë nga Kryetarja e Degës së Postës për Dibrën, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Skerdinand Hoxha, 28 vjeç.

Ky person duke shfrytëzuar detyrën si “Kryetar e punonjës Shërbimi  i  Zyrës  Postare Maqellarë, Dega e Postës sh.a Dibër, ka tërhequr nga arka e Degës së Postës sh.a Dibër për kryerjen e shërbimeve një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë.

Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, ndërsa policia po punon për kapjen dhe ndalimin  e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale  “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën ”./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd