Transmetuar më 27-05-2016, 16:40

Tiranë, 27 maj 2016, NOA.al – Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka shkuar në QSUT në mesditë për t’u interesuar për jetën e 11 besimtareve ortodokse nga Vlora që desh humbën jetën në zjarrin që përfshiu autobusin e tyre mesditën e sotme.

Përfaqësuesi i Kishës tha në një prononcim për mediat se 31 besimtarët ishin nisur për pelegrinazh me destinacion Ulqinin.

“Destinacioni i tyre ishte pelegrinazhi, udhëtim shpirtëror. Kishin kaluar në Shën Vlash nga informacionet paraprake që kam për në Ulqin, por nuk jam shumë i saktë. Perëndia të bëjë më të mirën, janë në duart e mjekëve, shpresojmë për më të mirën”, tha ai.

Besimtaret i përkisnin Kishës së Shën Theodhorit Vlorë, e cila më herët shprehu dhimbjen e saj dhe kërkoi solidaritet në lutje, në faqen zyrtare në internet.

“Të dashur vëllezër dhe motra, kërkojmë lutjet tuaja për vëllezërit tanë, besimtarë të kishës sonë në Vlorë që ishin nisur në një pelegrinazh dhe u përfshinë në një aksident të rëndë sot në mesditë në qytetin e Krujës”.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd