Transmetuar më 27-05-2016, 15:20

Tiranë, NOA.al – E gjithë paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin shqiptar, situatë kjo e ndikuar si pasojë e prezencës së një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan si edhe qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Pjesa e dytë e ditës  do të vijë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të përqendruara, vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Vendet e Evropës qendrore si edhe Evropa Lindore do të dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruar me stuhi të forta ere. Më problematike situata do të paraqitet në Rusi dhe Austri ku shirat do të jenë të konsiderueshme si edhe në formë rrebeshi. Po ashtu, vranësirat dhe shirat e dobët dhe të përkohshëm do të mbeten prezent edhe për Britaninë e madhe. Ndërsa, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta do të paraqitet: Mesdheu, gadishulli i Ballkanit si edhe Evropa Juglindore./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd