
Tiranë, 27 maj 2016, NOA.al- Tetë nga 12 të plagosurit prej përfshirjes nga flakët të autobusit në Krujë ndodhen në gjendje të rëndë dhe dy në gjendje të mesme.
Shefi i Repartit të Djegie-Plastikës, në QSUT Gjergji Belba, deklaroi për mediat se të gjithë të plagosurit janë gra, tetë prej të cilave me djegie mbi 50% të trupit, ku për shkak të moshës së madhe tre janë në gjendje kritike.
Ndërkohë mjekët bën me dije se njëra do transferohet në repartin e toksikologjisë pasi nuk ka djegie të mëdha në trup, por ka thithur shumë tym.
Nga ana e saj drejtoresha e QSUT, Olgerta Manastirliu, tha se është treguar gatishmëria maksimale edhe me staf shtesë, ndërsa bëri me dije se situata është nën kontroll. Më herët të lënduarit u vizituan nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj./a.y/noa.al
Zjarr në autobusin e Kishës Ortodokse, dy të vdekur. Dalin emrat e pasagjerëve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





