Transmetuar më 27-05-2016, 13:24

Tiranë, 27 maj 2016, NOA.al- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër për takim, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Drejtorja e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, i ka dërguar një letër Greta Deljanit, drejtores së kabinetit të PD, ku thotë se duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për tiu takuar me Kryeministrin, është autorizuar të komunikojë se ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur.

Ajo thotë se Kryeministri është i gatshëm të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00, ndërsa shtohet se zoti Basha është i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.

Bizhga shton se duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave.

Në vijim bëhet me dije se Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, si edhe nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino.

“Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij. Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”, deklarohet në vijim./a.y/noa.al

Letra e Ramës për takim, përgjigjet Basha: Pas datës 1 qershor

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd