Transmetuar më 27-05-2016, 12:43

Krujë, 27 maj 2016, NOA.al- Një autobus është përfshirë nga flakët në Krujë në ecje e sipër. Mësohet se autobusi me përfaqësues të Kishës Ortodokse, ishte nisur nga Vlora për ekskursion në qytetin e Krujës, kur ndodhi ngjarja, pak para mesditës së sotme.

Policia konfirmon vdekjen e një gruaje e cila ka mbetur e karbonizuar brenda në mjet si dhe plagosjen e 12 të tjerëve.

Më konkretisht mësohet se rreth orës 11:25, në qendër të qytetit të Krujës autobusi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J., banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë.

Autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Mësohet se në mjet ndodheshin rreth 30 persona, ku një pjesë pas pikasjes së flakëve kanë zbritur, ndërsa të tjerë janë bllokuar brenda mjetit.

Konfirmohet se pasagjerët janë përfaqësues të një religjioni fetar. Është raportuar se autobusi kishte përfaqësues të Kishës Ungjillore. NOA kontaktoi me një zyrtar të Vllazërisë Ungjillore në Tiranë i cili tha se nuk kishin asnjë të dhënë mbi ndonjë incident ku të ishin përfshirë pjesëtarë të komunitetit ungjillor.

NOA po ashtu kontaktoi zyrtarisht edhe Kishën Autoqefale të Shqipërisë në zyrën qendrore në Tiranë. Edhe atje, fillimisht nuk konfirmohej nëse ishin pjesëtarë të saj. Por NOA u interesua sërish dhe arriti të konfirmojë se grupi që udhëtonte ishte i Kishës Ortodokse.

Dëshmitarë të cilët ndodheshin brenda autobusit që u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Krujë thanë se për t’i shpëtuar flakëve thyen xhamin me sende të forta. Ata pohuan se dolën nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit.

Disa nga të plagosurit janë dërguar në repartin e djegie-plastikës në Tiranë, për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Djegia e autobusit në Krujë, 8 persona në gjendje të rëndë

Tetë nga 12 të plagosurit prej përfshirjes nga flakët të autobusit në Krujë ndodhen në gjendje të rëndë dhe dy në gjendje të mesme.

Shefi i Repartit të Djegie-Plastikës, në QSUT Gjergji Belba, deklaroi për mediat se të gjithë të plagosurit janë gra, tetë prej të cilave me djegie mbi 50% të trupit, ku për shkak të moshës së madhe tre janë në gjendje kritike.

Ndërkohë mjekët bën me dije se njëra do transferohet në repartin e toksikologjisë pasi nuk ka djegie të mëdha në trup, por ka thithur shumë tym.

Nga ana e saj drejtoresha e QSUT, Olgerta Manastirliu, tha se është treguar gatishmëria maksimale edhe me staf shtesë, ndërsa bëri me dije se situata është nën kontroll. Më herët të lënduarit u vizituan nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Deklarata e policisë

Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qendër të qytetit të Krujës, autobusi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë.

Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar.

Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër.

Ndërkohë, 12 persona janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aurobuzi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Në vendngjajre ndodhen efektivat e Policisë dhe forcat zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

Lista e personave që ndodheshin në autobus

-Atë Konstandin Prifti

-Atë Lluka Gjergji

-Atë Dhimitraq Kushi

-Lina Hajdini

-Irina Prifti

-Luciana Mita

-Vitori Mocka

-Bledar Prifti

-Klaudia Kadriaj

-Kalianthi Nika

-Sose Labaj

-Eda Hysi

-Anida Mocka

-Elida Gega

-Marjeta Ramaj

-Violeta Gjika

-Aleks Averbak

-Aneta Averbak

-Nikita Averbak

-Vasil Kola

-Olimbi Kola

-Vasilika Mita

-Theodhori Larushi

-Drita Larushi

-Marie Curri

-Elvira Dini

-Alketa Kolonjari

-Afroviti Mita

-Afroviti Prifti

-Brunilda Ismailaj/a.y/noa.al/

Video/ Pamjet: TCH

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd