Transmetuar më 27-05-2016, 12:14

Tiranë, 27 maj 2016, NOA.al- Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagon ndaj operacionit antidrogë Shqipëri- Itali, gjatë të cilit u arrestuan 31 shqiptarë.

Alibeaj thotë se u krekosën sot para mediave, të besuarit e Tahirit, për një aksion anti-drogë të drejtuar nga Prokuroria e Milanos, në një përpjekje për të marrë merita në kohën kur ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq në Europë, pasi janë përfshirë në krime e trafik droge.

“Natyrshëm lind një pyetje: po kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit, ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane, pse nuk dolën besnikët e Tahirit? Thjesht sepse ishin përjashtuar! Sepse partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, andaj i lanë jashtë”, shprehet Alibeaj.

Ai shton se edhe pse e kërkonte gjysma e policive të Europës, Balili arriti të arratisej nën hundën e Çakove dhe Çipave të Tahirit.​/a.y/noa.al Trafik kokaine dhe heroine, Çipa: Grupi kriminal vepronte në veri të Italisë

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd