Transmetuar më 27-05-2016, 11:08

Durrës, 27 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ndaluar nga policia e Durrësit.
Skënder Jusufi, 64 vjecc, me banim në qytetin bregdetar, u ndalua mëngjesin e sotëm me qellim ekstradimi drejt Italisë.
I ndaluari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, më 19 maj pasi Gjykata e Apelit në Bari, në shkurt të vitit 2013 ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkelje në bashkëpunim të ligjit mbi drogat”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





