
Rubik, 27 maj 2016, NOA.al- Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me biçikletë.
Pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në Rubik, Mirditë, në një rrugë të asfaltuar, 13- vjeçari R.F., duke lëvizur me biçikletë, në kthesë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një kolonë të një porte banese.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka gjetur vdekjen. Mësohet se djaloshi kishte dalë për shëtitje me biçikletë, por humbja e kontrollit i kushtoi jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja është aksidentale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





