
Dibër, 27 maj 2016, NOA.al- Një e moshuar nga Dibra, ka përfunduar nën akuzë, për shkak të përfitimit të dy pensioneve nëpërmjet falsifikimit.
F.Gj., 78 vjeçe, banuese në fshatin Shupenzë të Dibrës po procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi ka paraqitur në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, dokumente zyrtare të falsifikuara duke përfituar në mënyrë të pa drejtë njëkohësisht dy pensione.
Ndaj të moshuarës vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Mashtrimi”, “Mashtrimi në sigurime” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





