Transmetuar më 27-05-2016, 09:38

Lushnje, 27 maj 2016, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lushnje- Fier.

Gjatë mesnatës së lënë pas, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si L.F., 49 vjeç, banues në Shenbërllinjë, Gramsh.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Aktualisht vijon puna për identifikimin e mjetit, drejtuesit të mjetit dhe kapjen e tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd