
Një djalë i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Francë, raporton noa.al.
Sikurse informon bashkëpunëtori i noa.al, ngjarja ndodhi në qytetin Nancy (Meurthe-et-Moselle) në Francë, mbrëmjen e së mërkurës, në orën 23:00.
Në lokalin “Montenegro” në kryqëzimin e rrugëve “Bataille” dhe “Pierre Villard”, i njohur si bar-kafeneja ku rrinë shqiptarët në këtë qytet, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia tha se një konflikt midis 2 shqiptarëve ka precipituar në plagosje me armë, për motive banale dhe si rezultat, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me 2 plumba pistolete.
I plagosuri është L.Z., rreth 30 vjeç kurse autor i dyshuar i krimit, i riu tjetër gjithashtu shqiptar, A.P.
Dyshime të policisë që citohen dhe nga mediat franceze, flasin edhe për mundësinë e konfliktit për pazare droge.
Hetuesit e SRPJ Nancy (Shërbimit Rajonal Hetimeve Kriminale), të cilët janë përgjegjës për hetimin, thanë se janë duke marrë në pyetje të gjithë banorët vendas të cilët ishin dëshmitarë në vendngjarje. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





