Transmetuar më 27-05-2016, 09:00

Tiranë, 27 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim për kanosje dhe përndjekje është ndaluar nga policia e kryeqytetit.
Jani (Lavdim) Balla, 41 vjeç, banues në Librazhd, u ndalua ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim më 24 maj.
Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përndjekja”. Policia nuk bën me dije rastin për të cilin ai akuzohet, për arsye hetimore./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





