Transmetuar më 27-05-2016, 07:46

Në një zonë të Uellsit, një grup delesh janë ushqyer me marijuanë, duke bërë që sjellja e tyre të ndryshojë dukshëm.

Ngjarja ka ndodhur ë fshatin Rhydypandy, ku banorët vunë re se delet ishin bërë si të tërbuara, duke u bërë agresive dhe mos u bindur.

Të shqetësuar banorët nisën të konsultoheshin dhe të kërkonin për të gjetur problemin, prej ku dhe bën zbulimin që nuk e prisnin.

Delet kishin ngrënë marijuanë në një fabrikë të braktisur që merrej me përpunimin e saj.

Për këtë rast është njoftuar policia, duke nisur hetimet për të hedhur dritë mbi personat që kanë shfrytëzuar fabrikën./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd