Transmetuar më 26-05-2016, 22:09

Me sherr dhe rrëmujë, duket se Donald Trump do të jetë kandidati republikan për garën drejt Shtëpisë së Bardhë. Miliarderi amerikan, ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve, 1.237, për t’u bërë kandidati për presidencialet, shkruan AP.

Trump duhet të zyrtarizojë pozicionin e tij gjatë Konventës Kombëtare të partisë që do të mbahet në Klevland.

Për të siguruar nominimin republikan për president nevojiteshin 1237 delegatë. Trump ka arritur aktualisht, sipas numërimit të “AP”, 1238 delegatë gjithsej. E ndërsa janë ende 303 delegatë në lojë, që priten të deklarojnë mbështetjen e tyre në primaret e 5 shteteve, që do të shprehen më 7 qershor, Trump do ta ketë tepër të lehtë të shmangë ndërhyrjet në Konventën partiake në Cleveland, në korrik.

Trump, një politikan rishtar i cili prej vitesh ka dhënë vetëm komente “helmuese” mbi deklaratat para kombit nga prapavija, por që kurrë nuk kishte garuar deri më tani për ndonjë post, luftoi përballë 16 pretendentëve të tjerë republikanë në një garë tepër të ashpër dhe të papëlqyeshme ndonjëherë.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd