







Pas 15 muajsh martesë, Amber Heard ka firmosur divorcin. Aktorja e cila e njohu Johnnyn gjatë xhirimeve të filmit “Run Diary” në 2009, u nda përfundimisht në datë 22 maj.
Kjo e fundit, sipas faqes informacioneve të internetit “TMZ”, depozitoi kërkesën për divorc në një gjykatë të Los Angelesit, duke sjellë si argument “dallimet e papajtueshme” me 52-vjeçarin.
Deri tani, as përfaqësuesit e Depp dhe as ata të bukuroshes 30-vjeçare nuk i janë përgjigjur telefonatave apo “e-mail”-eve të gazetarëve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, që po përpiqen t’i verifikojnë në mënyrë të pavarur të tilla pretendime.
Çifti ishte martuar në shkurt të 2015 dhe kishin një shtëpi në Los Angelos. Kujtojmë që më parë aktori Deep konfirmoi ndarjen nga Vanesa Paradis, mamaja e dy fëmijëve të tij, në 2012. Së fundmi ai ndahet edhe nga partnerja Amber. Mesa duket Johnny, nuk qenka aq i suksesshëm në dashuri./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





