


Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Silvio Pedrazzi, inaugurojnë hapjen e degës së re në Kashar
Tiranë, 26 Maj 2016 NOA.al – Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Silvio Pedrazzi inaugurojnë hapjen e Degës së Re në Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, km i shtatë, duke rikonfirmuar rolin e bankës si mbështetëse e ekonomisë reale, që angazhohet të jetë gjithmonë sa më pranë individëve e biznesit përmes shërbimeve e produkteve cilësore e inovative.
Z.Alberto Cutillo vlerësoi vijimësinë e investimeve të kompanive më të fuqishme italiane në Shqipëri, duke falënderuar biznesin për ndihmën e dhënë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Z.Silvio Pedrazzi theksoi rëndësinë e pozicionit të degës së re në një pikë strategjike veçanërisht për klientët e biznesit të vendosur me sipërmarrjet e tyre në autostradë por dhe në shërbim të individëve të shumtë që vizitojnë këtë qendër.
“Zhvillimi e përmirësimi i vazhdueshëm i hapësirave në funksion të një shërbimi gjithnjë e më cilësor e transparent është tregues i dëshirës për të ecur përpara në marrëdhëniet afatgjata me klientët tanë. Duke qenë një bankë e ekonomisë reale që ndjek në vijimësi ecurinë e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit përpiqemi të jemi gjithmonë prezentë në pozicionet më të favorshme për t’u ofruar klientëve tanë më të mirën e mundshme.” – u shpreh ai.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, si një nga bankat kryesore në vend, përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytetet kryesore të vendit, u ofron klientëve individë, bizneseve të vogla, të mesme e korporatave zgjidhje të arsyeshme e të qëndrueshme, përmes shërbimeve e produkteve të saj specifike. Besimi, pro-aktiviteti dhe thjeshtësia janë përcaktuese të marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, me prezencë në të gjithë kategoritë e biznesit në Itali si dhe me prezencë të përzgjedhur në Europën Qendrore dhe Lindore, në vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, e specializuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individë dhe shërbime bankare komerciale në 12 vende. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





