
Suedi, 26 maj 2016, NOA.al – Kryeministri Edi Rama, i cili ka munguar sot në Kuvend, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzoi për futjen e kriminelëve në Parlament.
Në një status të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar Berishën duke shkruar:
“Gjithë lajmeve për shejtanbudallallëqet e Saliut, u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë, 100 të mençur s’e nxjerrin dot”…
Kryeministri Rama ndodhet për vizitë zyrtare dy ditore në Suedi me ftesë të homologut Stefan Lofven./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





