





Këngëtarja bukuroshe Rozana Radi, njihet mes të tjerash si një tekstshkruese shumë e zonja. Këtë aftësi të sajën e ka pasqyruar prej vitesh tashmë tek këngët e saj dhe të kolegëve, të cilat kanë mbetur gjatë në mendjen e publikut.
Miqtë e saj janë të shumtë në numër, të paktën kështu duket edhe për shkak të profesionit të saj i cili e lidh me shumë njerëz.
Por mesa duket jo çdo gjë është ashtu siç shihet nga jashtë, pasi këtë herë Rozana ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram se armiqtë e saj janë më të shumtë në numër se sa miqësitë e saj.
“Në jetën time kam bërë shumë armiq sepse i kam thënë të vërtetën. Rrethi sa më i vogël aq më i sigurt,” -ka shkruar Radi duke theksuar se i beson vetëm një rrethi të ngushtë njerëzish.
Nuk dihet nëse Rozana ka mbetur e zhgënjyer nga ndonjë mik/e e saj, apo e ka shkruar në përgjithësi këtë frazë./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





