Transmetuar më 26-05-2016, 17:22

Tiranë, 26 maj 2016, NOA.al – Deputeti Ben Blushi ka folur sërish me tone kritike sot në seancën parlamentare ku deklaroi se koha kur Sali Berisha qeveriste ka ikur, por jo modeli i tij. Teksa ka kritikuar linjën e qeverisë “Rama”, Blushi theksoi se vetëm me një gjë bie dakord me Berishën, ndërsa shtoi se: “ Kur thotë se unë ika, por vazhdoj të qeverisë”.

“Gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot, pasi ishte një pikë ku u fol për energjinë elektrike. Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin? Kush nga të dyja palët? Edhe për një investim që ka ardhur sot për një investim mes Kosovës he Shqipërisë. Edhe kjo grindje u shty, pasi duhet të ishte mbaruar para 4-5 vitesh. Pra kjo është arsyeja që më vjen keq për të gjithë ju, por më shumë për të vërtetën që nuk po del nga ky parlament. Iku Saliu në vitin 2013 dhe asnjë fjali nuk i bëja në këto vite, por një fjali i besoj, ‘unë ika, por vazhdoj të qeverisë’. Saliu ka ikur, por metoda e qeverisjes së tij vazhdon”, tha Blushi.

Më tej gjatë fjalës së tij Blushi ka akuzuar qeverinë Rama se, nuk po bën asgjë, duke mos u krahasuar dot as me Maqedoninë për investimet në vend. Blushi ka akuzuar qeverinë Rama se është duke qeverisur si ish-paraardhësi i tij apo dhe më keq se ai.

“Ne nuk krahasohemi as me Maqedoninë, ata kanë krijuar 14 zona të lira ekonomike, ne nuk kemi asnjë. Në se një investitor hyn në një zonë të lirë ekonomike ai nuk paguan asnjë taksë, nëse punon 100 persona qeveria i jep 500 mijë euro, ky do të thotë të inkurajosh biznesin. Ata kanë punësuar 6 mijë persona vetëm për shkak të zonave të lira ekonomike”, tha Blushi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti ka komentuar edhe debatin e kryeministrit Edi Rama me investitorin francez, Patrikun.

“Kur Rama i tha Patrikut, o Patrik mos u bëj si shqiptarët të kishte parasysh ty dhe tha o Patrik mos u bëj si Sadriu. Kjo politikë ka vrarë 8 mijë njerëz, për shkak të konfliktit të pronave. Sadri e vetmja gjë që na mungon neve është qeveria e Shqipërisë. Do ta them prapë atë, ‘Patrik, mos u bëj si ne’. Nuk ka shqiptar që thotë mos u bëj shqiptar, ai i përçmon shqiptarët. O Sadri ne nuk kemi qeveri, të paktën edhe për 1 vit”, tha Blushi.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd