
Pogradec, 26 maj 2016, NOA.al – Një fëmijë 9 vjeç ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes së një automjeti në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Symiz, ku automjeti tip Benz me targa AA612JK me drejtues mjeti 39 vjeçarin Aleks Kovani ka aksidentuar për vdekje fëmijën 9 vjeç me iniciale D.A.
Mësohet se fëmija nga Maliqi ka qenë këmbësor dhe ishte duke kaluar rrugën në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Menjëherë pas përplasjes 9- vjeçari është dërguar për në spitalin e Korçës, por ka humbur jetën rrugës duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit i cili po merret në pyetje. Gjithashtu një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





