Transmetuar më 26-05-2016, 14:59

Tiranë, 26 maj 2016, NOA.al- Pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha se nga dekriminalizimi u zbuluan deputetët me precedentë penalë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.

Ai deklaroi sot nga ambientet e jashtme të Kuvendit, se duhet pritur që Prokuroria e Përgjithshme të bëjë skanimin e përgjithshëm dhe pastaj të thuhet se kush janë kriminelët.

“Prisni që Prokuroria të bëjë detyrën, i majtë i djathtë, i qendrës dhe pa parti, pastaj të bëjmë gjyqin popullor, por të presim një përgjigje zyrtare. Nuk kemi asnjë provë që dikush nga ata do ikin nga parlamenti, apo institucionet, prandaj po them që ligji deri tani ka veprim tërësisht banal”, u shpreh Braçe./a.y/noa.al Berisha: Rama ndryshoi emrin për shkak të akuzave

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd